Dosja ‘21 janari’ drejt SPAK, Gjykata e Lartë vendos sot! Thirrja e Strasburgut për drejtësi: Krim shtetëror, të hetohet

12 Mars, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2024-03-12 18:57:10

Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet sot kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ t’i kalojë SPAK. Në seancën në orën 13:00 do të jenë të pranishëm edhe palët, pra të familjes Nikës dhe përfaqësues të SPAK.