Dosja e SPAK, si Arben Ahmetaj përfitoi me shitje fiktive: Mori 140 mijë € nga biznesmeni Sokol Meqemeja

21 Korrik 2023, 15:45 | Përditesimi i fundit: 2023-07-21 22:38:47

Pronari i “Frigo food” Albania Sokol Meqemeja evidentohet në dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetaj si pjesëmarrës në transaksionet me të cilat ish-zv.kryeministri ka fshehur origjinën e disa prej pasurive të tij. Sipas prokurorisë, biznesmeni i ka dhënë 140 mijë euro Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve. Shuma dyshohet të jetë shpërblim për përfshirjen e kompanisë së Meqemesë në aktivitetin e inceneratorit të Fierit.