Dosja ‘Partizani’, gazetari Doçi: U përvetësuan 800 m2 pronë publike! Malltezi duhet tw paguante duhet mbi 430 mijë euro për ndërtesat

17 Shtator 2024, 22:18 | Përditesimi: 17 Shtator 2024, 22:18

Duke folur për dosjen e SPAK për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, gazetari Adriatik Doçi, theksoi se i gjithë privatizimi i terreneve sportive të ish-kompleksit ‘Partizani’ është bërë mbi shkresa fallso. Sipas Doçit është bërë një vlerësim abuziv i godinave. Gazetari shtoi në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, se Malltezi duhet të paguante mbi 430 mijë euro për ndërtesat dhe se me këtë manovër është krijuar një dëm kolosal publik.

r.k./Shqiptarja.com