Dosja "Plumbi i Artë'/ SPAK përfundon hetimet, do i komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerë

2 Gusht 2023, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2023-08-02 15:43:33

SPAK përfundon hetimet për dosjen e të penduarit Nuredin Dumani, i arrestuar në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ku për një vit e gjysmë më parë u goditën disa grupe kriminale, dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.

20 personave do u komunikohet akuza dhe do merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.