Dosja ‘Toyota’/ Ndikoi për vendimet te njerëzit e drejtësisë, SPAK çon për gjykim avokatin Radovan Çela! U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, i pranohet gjykimi i shkurtuar! Vendimi pritet më 12 maj

29 Prill, 13:27

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet pas vetëdorëzimit të avokatit të pandehur, që ishte në arrati. Pranon aktet e dosjes, gjyqi do bëhet me procedurë të përshpejtuar. Do përfitojë ulje të një të tretës së dënimit nëse shpallet fajtor. Roli i tij në aktivitetin kriminal, lidhja me ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, Suel Çelën dhe të tjerët