Dosjet stok, Shërbimi Social shkel afatet e KEMP-it! 22-vjeçarja nga Çorovoda 6 muaj në pritje të rivlerësimit, ‘peng’ edhe 3 mijë persona me aftësi të kufizuara

14 Mars, 15:40

Rreth 3 mijë persona me aftësi të kufizuar të cilët kanë ankimuar vlerat e KEMP-it duke kërkuar më shumë, janë në pritje të rivlerësimit nga komisioni. Ligji parashikon deri në 2 muaj pritje, por Report Tv sjell historinë e një vajze nga Çorovoda e cila ka rreth 6 muaj të marrë KEMP-in e plotë.