Drafti për turizmin/ Gjobë 200 mijë lekë kush s’ka vrojtues apo nuk deklaron vizitorët! Sipërmarrësit turistikë detyrim të afishojnë listën e çmimeve

4 Tetor 2023, 13:47

Nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ndryshimet e propozuara në ligjin për Turizmin synojnë të fusin në sistemin e deklarimit dhe të taksimit strukturat informale që kanë akomoduar pushues.