Draft-Rezoluta e PE për Shqipërinë, Rama: Vlerësim i qartë për vendin tonë! Hapja e të gjithë grup-kapitujve për 13 muaj, një rekord në historinë e integrimeve

22 Shkurt, 10:11 | Përditesimi: 22 Shkurt, 10:11

Kryeministri Edi Rama theksoi se draft-rezoluta e publikuar nga Parlamenti Europian për vendin tonë është një vlerësim i qartë për progresin e Shqipërisë.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se ai dokument vlerëson hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve, gjë që sipas kryeministrit përbën një rekord në historinë e integrimeve europiane.

I.M/Shqiptarja.com