Drama ‘mbyllja e dashurisë’, premierë në Korçë! Marrin pjesë aktorët e njohur Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami, regjisori francez

12 Nëntor 2022, 20:38 | Përditesimi i fundit: 2022-11-12 20:48:42

“Mbyllja e Dashurisë” u shfaq premiere të premten në teatrin “Andon Zako Cajupi” të Korçës. Drama e shkruar nga  Pascal Rambe, me regji të Eric Vigner rrëfen fundin e marrëdhënies së një çifti. E përbërë nga dy monologje, erdhi mjeshtërisht me lojën e aktorëve Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami.  Kjo është një vepër tepër interesante, është e konceptuar me dy monologje, ndërkohë që autori dhe regjisori janë francezë.