Drejtësia/ Strazimiri: Sistemi i kapur nga pushteti, vettingu u kthye gjueti shtrigash! Shqipëria, vendi i farsës zgjedhore

21 Tetor 2025, 12:26 | Përditesimi: 21 Tetor 2025, 12:26

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri adresoi kritika në drejtim të reformës në drejtësi në tryezën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias. Në fjalën e tij, Strazimiri hodhi akuza se mazhoranca miratoi pa opozitën të gjithë paketën e ligjeve që duhej ta vinin në zbatim reformën dhe kështu kapi sistemin. Sipas Strazimirit, marrëveshja që projektuesit e sistemit, të mos jenë pjesë e organeve, u prish dhe hodhi akuza se janë ata që sot lëvizin fijet e sistemit. Më tej, ai akuzoi se procesi i vettingut u kthye në gjueti shtrigash.

r.k./Shqiptarja.com