Kryeministri Rama: Vetëm në Tiranë janë liruar 100 mijë m² hapësira publike

7 Dhjetor, 10:55 | Përditesimi: 7 Dhjetor, 10:56

Në episodin e nëntë të sezonit të pestë të podkastit "Flasim", kryeministri Edi Rama foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Kreu i qeverisë tha se vetëm në Tiranë deri më tani janë liruar 100 mijë metra katrorë hapësirë publike, e zaptuar më herët në mënyrë të kundraligjshme.

A.A/Shqiptarja.com