Drejtuesit e policisë kufitare shqiptare dhe greke takim në Kakavijë: Në fokus menaxhimi i fluksit dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit

8 Gusht 2023, 14:13

Për shkak të trazirave në Greqi, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozëve, ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej me homologun shqiptar Taulant balla në Kakavijë.

Për këtë arsye, me dakordësinë e dy ministrave, u zhvillua sot takimi ndërmjet drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Shqipërisë dhe Greqisë.