Drift me makinë në qendër të Burrelit, gjobitet me 40 mijë lekë italiani

5 Mars, 11:29

Një 32-vjeçar italian ka kryer manovra të rrezikshme me mjet në Burrel. Siç shihet edhe në këto pamje 32-vjeçari ka qenë duke bërë drift.

Ai është shoqëruar në polici dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.

“Bazuar në disa pamje filmike në të cilat shfaqet një automjet me targa italiane, duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ata të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.