Katër të arrestuar për drogën në Kapshticë, mes tyre 2 organizatorët, në kërkim një tjetër

30 Maj 2020, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2020-05-30 12:45:25

Një ditë pas kapjes së 195 kilogramë kanabis sativa në Kapshticë, Policia ka zbardhur skemën e tentativës së lëndës narkotike me anë të një kamioni që po udhëtonte në Greqi.

Sipas policisë numri i personave të arrestuar ka shkuar në 4, nga të cilët dy janë organizatorët, ndërsa në kërkim është edhe organizatori i tretë.