Drogë, armë dhe mijëra euro të sekuestruara, arrestohen 5 persona në Shkodër

1 Mars, 14:38

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndës narkotike kokainë.

Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.