Të arrestuarit e opreacionit 'Trinomi' në tre burgjet e vendit, Elbasan, Korçë dhe Peqin, do të dalin sot para gjykatës në Elbasan, ku do të njihen me masën e sigurisë. Në Gjykatën e Elbasanit kanë mbërritur 11 prej të arrestuarve, përkatësisht Hysni Ndreu, Gazmir Meta, Elvis Gjoci, Gentian Gjata, Gentian Mino, Dardan Xhahysa, Mikel Gjella, Klevis Deliaj, Genci Xhahysa, Ervin Velia, dhe Rigers Miha.
Operacioni “Trinom” hetimet për të cilin nisën në vitin 2020, u finalizua të martën dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive.