Drogë në klubet e Tiranës, ‘tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht në klubet e natës

16 Shtator 2023, 20:10

‘Tullumbacja’ është droga më e re që po qarkullon rishtazi nëpër klubet e Tiranës. Bëhet fjalë për një substancë të gaztë, e cila vendoset brenda një tullumbaceje dhe merret duke e thithur atë. Kushton nga 300-500 lekë dhe të rinjtë e gjejnë lehtësisht në lokalet që frekuentojnë, siç është një rast që Report Tv e konstaton fare lehtë në zonën e ish-bllokut.