Drogoi, përdhunoi dhe i vuri tritol 17-vjeçares, gjykata e Krujës burg të riut, avokati: Nuk abuzoi, ishin të lidhur

21 Korrik 2020, 16:02

TIRANE-Gjykata e Krujës ka lënë në burg pa afat 23-vjeçarin Alket Brata nga Nikla, i cili akuzohet për shfrytëzimin për prostitucion të 17-vjeçares, nxitjen e përdorimit të lëndëve narkotike dhe vendosjen e eksplozivit në banesën e saj pas denoncimit. Ai u kap dy ditë më parë. 

Prokurori i cështjes Florjan Bonjaku kërkoi për të pandehurin arrest me burg që u la në fuqi nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha. I riu nuk ka folur në seancë. Ndërkohë që avokati i tij Aldo Tabaku kërkoi një masë më të lehtë, lirimin e tij dhe vijimin e hetimeve në arrest shtëpie pasi sipas tij klienti i tij nuk ka lidhje me abuzimin, shfrytëzimin dhe nxitjen për përdorim e drogës të 17-vjeçares por "thjesht ka pasur një lidhje intime me vajzën para shumë kohësh".