Dua Lipa ia merr valles me gotën e rakisë në kokë, Daily Mail shkrime për artisten dhe Shqipërinë

4 Gusht 2021, 20:52

Dua Lipa po i tregon miliona ndjekësve në rrjetet sociale origjinën e saj, duke promovuar bukuritë e Shqipërisë, përmes fotove dhe videove. Prej ditësh po pushon në jug të Shqipërisë, bashkë me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid. Duket se artistja po i shijon momentet në bregdetin jonian, teksa nuk kanë munguar as vizitat në vendet historike, si Kalaja e Krujës dhe Parku Kombëtar i Butrintit.