“Duam shkollë”, nxënësit e Donofrosës prej 5 vitesh mësim në lokal! Bashkia e Dimalit: Ministria e Arsimit nuk financon ndërtimin e godinës së re

29 Maj, 17:32 | Përditesimi: 29 Maj, 17:32

Fshati Donofrosë ka më shumë se 5 vjet pa shkollë 9-vjeçare, pasi godina e vjetër u shemb nga tërmeti. 70 nxënës zhvillojnë mësimin në lokalin e fshatit, ndërsa 40 të tjerë ndjekin arsimin privat. Bashkia e Dimalit tha për ‘Report TV’ se Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e tyre për të financuar ndërtimin e shkollës së re.

I.M/Shqiptarja.com