'Duhet të ndryshojmë Kodin' – Taulant Balla pas tragjedisë në Durrës: 'Të fortët' e lagjeve duhen bërë shembull

4 Maj, 18:22 | Përditesimi: 4 Maj, 18:22

Nga foltorja e Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi tragjendinë e Durrësit, ku dy të mitur u vranë nga një shofer i dehur, si një moment që kërkon reflektim nga socialistë e demokratë bashkë. AI tha se përgjigja e autoriteteve duhet të jetë e menjëhershme dhe të ndryshohet Kodi sapo të jetë e mundur. Ai pati edhe një thirrje për Policinë e Shtetit që t’i bëjë shembull ‘të fortët e lagjieve” që sipas tij nuk duhet të kenë as patentë.

 

A.M/Shqiptarja.com