Duka kundër Bashës: E ka mbyllur me PS-në, nuk e ndryshon sistemin

27 Maj 2020, 08:39

Pas mbledhjes së tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku u ra dakord për tre çështje, në fokus të emisionit "Repolitix" në Report këtë të martë u diskutua mbi të njëjtën çeshtje. Të ftuar ishin kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi si dhe konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari. Aleati i PD-së, Duka doli hapur kundër liderit të opozitës Basha, kur tha se nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin dhe se PS-PD e kanë mbyllur marrëveshjen me kohë, madje përfshi dhe LSI-nw. Në përgjigje të Dukës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi tha se opozita e re i ka votat për ta bllokuar votimin e kësaj reforme në Kuvend, por sërish PD-PS dalin të fituar. Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se PS-ja nuk është kundër ndryshimit të sistemit, por sipas tij PD-ja ka këtë qëllim, pasi atë që ai e quan çun problematik është presidenti. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv