Dukagjini në izolim, banorët kalojnë mbi gurë: Me të rrëshqit këmba bie në greminë! Beci: Rifillon puna për ndërtimin e rrugës

19 Tetor 2023, 19:14 | Përditesimi i fundit: 2023-10-19 20:54:57

Me dhjetëra banorë të Dukagjinit kanë mbetur në izolim prej një jave, pasi gjatë hapjes së rrugës së re ka rënë masivi i gurëve. Në kantier mbeti i vdekur një punëtor ndërtimi dhe rruga vijon të mbetet e bllokuar. Sipas kryebashkiakut Beci po bëhet një projekt i ri gjeologjik ndaj banorët duhet të presin edhe 20 ditë të tjera.