Dumani: Po hetojmë për fondet IPARD, nuk përjashtohet asnjë i përfshirë

27 Tetor, 18:52 | Përditesimi: 27 Tetor, 18:52

Altin Dumani tha sot në Kuvend se SPAK po heton abuzimet me fondet e IPARD. Ai theksoi se gjatë këtyre hetimeve po punohet ngushtë me OLAF.

“Ka regjistruar një procedim të tillë për fondet IPARD. Çështja është në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF”,- tha Dumani.

Pytjes se a po hetohet ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, për fondet IPARD, Dumani garantoi se “në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme”.

r.k./Shqiptarja.com