Durda: Mediu firmosi urdhrin që solli në Gërdec armët më të rënda, punëtorët kishin vetëm pinca

11 Janar 2023, 12:57

Për Zamira Durdën Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty.

SPAK ta hetojë ashtu siç duhet. Ai ka pasur një urdhër të firmosur për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontohen. Ajo fabrike nuk ka pasur mundësi të demontojë kalibra të mëdhenj.

“Durda tha se drejtuesi i ri i SPAK e njeh shumë mirë dosjen e Gërdecit, ai ka qenë përfaqësues i prokurorisë në shkallë të parë në Tiranë dhe vetë ai kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, ndaj kërkoi më shumë angazhim”, tha Durda.