'Po e prisnim të vinte në punë!' Kolegët me lot në sy përcjellin policin e vrarë: Ishte djalë shembullor

15 Maj, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2024-05-15 11:04:48

Me lot në sy kolegët e repartit Shqiponja në Fier përcjellin sot Novruz Cenalia për në banesën e fundit. Ende nuk e besojnë çfarë ka ndodhur.

Edhe mesditën e 13 majit po e prisnin të merrin turnin por morën lajmin se shoku I tyre ishte ekzekutuar me plumb në kokë në fshatin Baltëz.