Durrës/ Do sillte naftë ruse në Shqipëri duke thyer sanksionet, sekuestrohet me urdhër prokurori anija me 22.5 mijë ton naftë! Arrestohet kapiteni i anijes

1 Mars 2023, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2023-03-01 21:05:23

DURRËS- Policia ka ekzekutuar vendimin e prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me 24 mijë ton naftë. Edhe pse urdhri është firmosur me datë 24, ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq. Ndërkohë është arrestuar kapiteni i anijes. Ndërsa 24 marinarët janë në anije.