Durrës, ezaurohet sipërfaqja në qytet, ndërtimet shtrihen drejt Currilave dhe Kallmit!

21 Shkurt, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2024-02-21 14:19:49

Në Durrës kërkesa për apartamente mbetet e lartë. Bleresit janë emigrantët dhe të huaj që po investojnë në “airbnb”. Sakaq trojet për ndërtim tashmë janë ezauruar në qytet dhe fokusi i ndërtuesve mbetet Kallmi, bregdeti ndërmjet Currilave dhe Porto Romanos. Mbi zhvillimet e reja të tregut imobilar flasin për Report tv, agjenti i shitjeve Florian Tahiri dhe inxhinieri i ndertimit Ermi Doraci.