Durrës, konflikt me thika, plagosen dy vëllezërit

29 Maj 2021, 20:52 | Përditesimi: 29 Maj 2021, 20:52

Durrës-  Një konflikt me thika ka ndodhur në qytetin bregdetar ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur. Burime për Report TV bëjnë me dije se një konflikt i çastit ka çuar në konfliktimin e dy vëllezërve me disa të tjerë. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.