Durrës, mbetje hidrokarbure të derdhura në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit! UKD: Ndotje e përmasave të mëdha, kemi pezulluar punën

14 Qershor 2023, 13:22

Ujësjellësi i Durrësit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura është gjetur ndotje e lartë mjedisore. Sipas njoftimit të bërë nga Ujësjellësit të Durrësit mbetje hidrokarbure janë derdhur në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit duke shkaktuar rrezik për ndotjen e ekosistemit.