Durrës, në makinë me ekskloziv, granata e armë, momentet kur policia i shtrin në tokë e i arreston

1 Qershor 2021, 15:49 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 15:49

Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës që ushtronin veprimtari kriminale, ndërkohë që janë sekuestruar 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore. Report Tv mëson se personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar "Binomi" janë Barim Flora, Ardjan Gjoka dhe Jemin Flora.

‘Finalizohet operacioni policor i koduar "Binomi". Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive dhe të armëmbajtjes pa leje.   Vihen në pranga 3 persona që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C-4, një kallashnikov, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës,  në bashkëpunim me strukturat e tjera policore të DVP Durrës, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Binomi", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. F., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Vjedhja";  A. Gj., 33 vjeç dhe J. F., 33 vjeç, banues në Tiranë.

b.ha./Shqiptarja.com