Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen 16, rruga vllazërimi, në Durrës.
Një automjet i cili ishte me shpejtësi për të shkuar në spital ka kaluar me semafor të kuq duke u përplasur me një furgon.
I sëmuri është dërguar në spital me ndihmën e të tjerëve, ndërkohë që shoferi që hyri me semafor të kuq, po sqaron rrethanat me policët.