Durrës/ Po peshkonte bashkë me vëllanë, 40-vjeçari rrëshket nga varka dhe bie në det, polumbarët nisin kërkimet (Emri)

25 Shkurt, 20:53

DURRËS- Një 40-vjeçar ka rënë në det gjatë peshkimit në Porto Romano. Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme. 40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.