Durrës, prej dy ditësh impianti i përpunimit nuk punon, ujërat e zeza derdhen në det në zonën e Porto Romanos! Prokuroria vonon procedurat

16 Qershor 2023, 10:49 | Përditesimi: 16 Qershor 2023, 16:28

Që prej dëmtimit të impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, ujërat e zeza po hidhen në det në vijën e plazhit ‘Porto Romano-Sektor Rinia’ pa asnjë lloj përpunimi.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ujësjellësi i Durrësit njoftoi se në impiantin e pastrimit të ujërave të zeza janë gjetur derdhje të lëndëve hidrokarbure.

r.k./Shqiptarja.com