Durrës/ Ra në det teksa peshkonte, Familja paguan polumbarë për të gjetur trupin e 40 vjeçarit të zhdukur

27 Mars, 10:17

Trupi i Aurel Ndonit, 40 vjeçarit të mbytur në Porto Romano më 25 shkurt, ende nuk është gjetur nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s dhe për këtë arsye tashmë kërkimet janë ndërprerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të datës 25 shkurt 2024, ku Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllanë e tij dhe një person tjetër.

Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari rrëshqiti dhe ra në ujë. Trupin e tij mund ta ketë tërhequr rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

    No videos found.