Durrës/ Shemben me eksploziv dy godina në Shkozet

4 Dhjetor 2019, 18:26

Ministri fuqiplotë, Bledi Çuçi deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se janë 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera (Lexo këtu shifrat e plota të dëmeve).Është shembur godina tjetër 5 katëshe në Shkozet të Durrësit. Shembja e kësaj ndërtese është bërë me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio, pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në strukturë për shkak të tërmetit. Megjithëse shpërthimi ka qenë i fortë, rreth tre kate të kësaj banese kanë qëndruar në këmbë, dhe shembja e tyre do të bëhet me fadroma.