6500 qytetarë në çadra, Braçe: Tani fokusi në fshat, në garazhe janë sharruar kolonat, shtesat mbi pallatet para '90 rrezikojnë godinat

TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Braçe drejtoi sot mbledhjen e shtatë të jashtëzakonshme të qeverisë në mungesë të kryeministrit Edi Rama, që ndodhet në Londër në Samitin e NATO-s. Ai kërkoi që fokusi tashmë të jetë në zonat rurale, që kanë mbetur pak mbrapa. Braçe ngriti edhe dy shqetësime kryesore në mbledhje, e para se shtesat mbi pallatet para viteve 1990 rrezikojnë strukturën e godinës, jo tani, por më tutje dhe e dyta denoncimet që ka marrë nga disa qytetarë se kolonat e garazhe janë sharruar për t'u hapur vende. Edhe pse Rama në ditët e fundit ka bërë paralajmërime të qarta për ndërtuesit që duhet të paraqiten për të riparuar dëmet e pallateve që kanë ndërtuar (ata që nuk kanë dëme në strukturë), Braçe tha se deri tani në Tiranë nuk është paraqitur asnjë.

Zv/ kryeministri kishte edhe një tjetër detyrë për ministritë në lidhje me dëmtimet e institucioneve publike. "Ende nuk kemi një përgjigje për instrumentin financiar me të cilin do të ndërhyjmë për objektet publike. Ministrat e kanë paraqitur shqetësimin, Ministrja e Drejtësisë për institucionet e sigurisë, Ministrja e Shëndetësisë për objektet shëndetësore dhe ajo e Arsimit për institucionet arsimore. Sa më parë duhet të kemi instrumentin financiar brenda tavaneve buxhetore me qëllim që puna të fillojë edhe në këtë aspekt dhe të ofrojmë edhe kushte të tjera në ato objekte ku janë goditur lehtë dhe dëmi mund të riparohet fare thjeshtë për këtë gjë" tha Braçe.

Ndërkohë që ministri fuqiplotë, Bledi Çuçi bëri një bilanc të personave që janë strehuar deri tani dhe dëmeve në godina. "Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t'u prishur. Në qarkun Tiranë jaën 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese.

Në Lezhë 400 banesa të dëmtuara, 138 me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda dhe 3 të mesme. Sot përfundon strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima. U bëj thirrje për pak durim banorëve, asnjë banesë nuk do të mbetet pa verifikim. Prioritet tjetër është hartimi i listës së ndërtuesve me dëme, dje 12 pronarë shprehën gatishmëri për rindërtimin e pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë.

Sot do të fillojmë me lejet përkatëse që të fillojnë menjëherë. Duhet një udhëzim për bashkitë e prekura për trajtim të bonuesve të qirasë deri kur të përfundojë akomodimi. 20 objekte të shembura deri tani në bazë të procedurave, nga akti i konstatimit te dosja procedurale, para ndërhyrjes së shembjes me fiksimin e vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave, 8 në Thumanë dhe 12 në Durrës. Donacionet janë gjithmonë në rritje" tha Çuçi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:51
Erjon Braçe: Në garazhet e Tiranës janë sharruar kolonat

Erjon Braçe denoncoi se ka marrë shqetësime nga shumë banorë në pallate të reja për sharrimin e kolonave. Ai tha se duhet t’u përgjigjemi qytetarëve së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. "Në Tiranë unë personalisht kam marrë një seri shqetësimesh që janë në pallate të reja, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë lëvizur dhe sharruar kolona për t'u hapur vende për t'u strehuar. Janë raste sporadike, por ne duhet t’u përgjigjemi së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. Puna duhet të përfshijë ata që kanë leje. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, por as në përmasën e dëmit. Duhet t’u japim garanci njerëzve" tha ai.

Ora 07:51
Çuçi: Sot përfundon strehimi i të gjithë familjarëve të viktimave nga tërmeti

Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme, Bledi Çuçi deklaroi se sot do të përfundojë strehimi i familjeve të viktimave të tërmetit tragjik, teksa pak ditë më parë disa prej tyre u akomoduan në Shkozë, te banesat sociale. “Sot përfundon strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima" tha ai.

Ora 07:29
Braçe: Shtesat mbi pallatet para '90 rrezikojnë strukturën e godinës

Zv/ kryeministri Erjon Braçe tha se duhet të merret një vendim se cfarë do të bëhet me shtesat me apo pa leje mbi pallatet e ndërtuara para 1990, pasi rrezikojnë strukturën e godinave. "Çdo të bëhet me shtesat me leje apo pa leje mbi pallatet para viteve 1990? Për mendimin tim sa kam parë, ata që janë bërë me leje sipas ekspertëve rrezikojnë strukturën e pallatit që sot është në rregull, por rrezikon më tutje, ata zyrtarë që kanë këto gjëra duhet të mbajnë përgjegjësi. Atje ku janë pa leje po prapë të mbajnë ata që i kanë bërë. Duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me shtesat mbi lejet e ndërtimit që rrezikojnë pallatet. Gjatë fazës së kontrollit duhet të kemi parasysh edhe këtë fakt" tha ai.

Ora 07:24
Braçe: Zona rurale ka mbetur pak më mbrapa, tani fokusi të jetë atje

Zv/ kryeministri Erjon Braçe që drejtoi mbledhjen e qeverisë, të shtatë të jashtëzakonshme në mungesë të kryeministrit Edi Rama kërkoi vëmendje për zonat rurale. "E gjithë vëmendja të përqendrohet te zonat rurale për shkak edhe të motit dhe nisjes së dëborës. Të dërgohen çadra dimërore. Banorët e Krujës dhe Vorës të akomodohen në Tiranë për strehim në banesat me qira. Për vlerësimin e dëmeve, është bërë një punë shumë e mirë deri tani, ekspertët kanë dhënë siguri për një pjesë të madhe.

Por duhet të mbyllim procesin tani. Lezha dhe Laçi të kthehen në prioritet, për shkak të panikut atje, por edhe se cfarë duhet të bëhet me ata njerëz, por edhe për ti vënë limit abuzimit. Zona rurale ka mbetur pak më mbrapa për vlerësimin e dëmeve. Ka njerëz që i kanë shtëpitë me plasaritje të lehta, por nuk hyjnë për shkak të frikës".

Ora 07:24
Paralajmërimi i Ramës/ Braçe: Asnjë ndërtues nuk është paraqitur në Tiranë

Erjon Braçe deklaroi se në Tiranë nuk i është përgjigjur asnjë ndërtues thirrjes së kryeministrit Rama që të paraqiten për të riparuar dëmet e pallateve që nuk rrezikojnë në strukturë, por kanë dëme të lehta.  "Mua më duket sporadike paraqitja e aq ndërtuesve, e ndërsa në Durrës janë paraqitur aq sa thatë ju, në Tiranë nuk është paraqitur asnjë. Janë banorët vetë që po ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar. Banorët të mos lejohen që të kryejnë punime të pa certifikuara".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 04/12/2019 16:32

    Beni zhurme tani sa te kaloni rradhen. Kush e di sa ankesa ka nga banoret per shtesa dhe nderhyrje dhe asgje s’eshte bere dhe gjasme vetem tani po e shihni qe ka abuzime. Grabit sa ke pushtetin dhe mos te plas trapi ca ndodh me mbrapa. Kam pershtypjen as termeti nuk do ndryshoj gje ne Shqiperi. Pak zhurme dhe pastaj me shume vjedhje akoma. Gerdeci eshte rast shume i ngjashem

    Përgjigju
  • Jack: 04/12/2019 11:21

    ANKOHET EDHE ZV.KRIE MINISTRI PER SHTETIN SE SKA SHTET....

    Përgjigju
  • Goni: 04/12/2019 10:56

    Po mire keta te PD e dime se cfare llumi jane,,po ju te ps keni 6 vjet ne qeveri pse nuk keni bere kontrolle ne katet e para ne tirane ku jane hequr muret mbajtes apo po merreshit me vjedhje tenderash,,pisa jeni dhe ju si PD...

    Përgjigju
  • PS e vertete: 04/12/2019 09:23

    Po pse duhet te paraqiten ndertuesit se i do b*tha kryeministrit, Demet e shkaktuara nga termetet skane pergjegjesi ndertuesit .Qeveria duhet te nderhyje me fondet e emergjences qe i ka bo b*th.

    Përgjigju
  • O braceeee: 04/12/2019 08:50

    po ne lurshnje te bullica pallati I rrumullaket qe ka bo bled kociu. Jan 2 katet e fundid paleje jon bo shtess do I parishes????? Ishalla vjen me veshin tuaj ky koment

    Përgjigju
  • Unë: 04/12/2019 08:14

    Po normale që ndërtuesit do fshihen e do thonë falimentuam sepse shteti që ditën e parë pas tërmetit duhej urgjentisht të bënte ngrirjen e cdo aseti bankar për të gjithë njerzit derisa të dilej te llogaria bankare e cdo ndërtuesi, aty pastaj i bllokohej llogaria derisa të shlyente dëmet ose të riparonte pallatet ku ata kishin pasur pronësinë si investitor. Shkurt fare :Bllokoni kapitalet se vijn vet me vrap ata biznesleshet e ndertimit.

    Përgjigju
  • tironci: 04/12/2019 07:46

    Po ca prisni jepi ultimatum ketyne hajduteve te tiranes per 2 muj te marojn gjithe ndertimet e lena pergjys ose burg pa afat, dhe do e shifni si do vijn si kurva se ashtu jane pa perjashtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm