Durrës/ Shembet soleta e një banese në Qerret, humb jetën pronari! Po bënte punime, lëndohet punëtori

7 Gusht 2023, 17:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Durrësit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga soleta e shtëpisë. Shaban Shehu së bashku me një punëtor, ka qenë duke kryer punime në tarracën e banesës së tij, e cila ishte e vjetër dhe nuk e përdorte për banim, por soleta i ka zënë të dy poshtë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, duke i nxjerrë të dy nga rrënojat e banesës, por fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për Shehun, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.