Durrës/ Shiste kanabis në afërsi të shkollave, arrestohet 53-vjeçari (EMRI)

13 Mars, 10:10

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përpunonte në banesë lëndë narkotike kanabis duke e ndarë në doza me qëllim shitjen. Sipas policisë, u arrestua në flagrancë në kuadër të ‘Tempulli 2’, Ardi Rexhepi, banues në fshatin Xhafzotaj.

‘Përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.   

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.