Durrës, shpërthim me tritol në një dyqan mobilierie, xhamat përtokë

3 Prill, 09:40 | Përditesimi i fundit: 2024-04-03 14:31:43

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një mobileri në Kodër Rrashbull në Durrës. Mësohet se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në fasadën e dyqanit të “Luart Mobileri” pas mesnate.