Durrës/ Shpërthimi me telekomandë mjetit të Aldi Mustafës, hakmarrja për një plagosje, pistë hetimi! Merren në pyetje 8 persona

4 Prill 2023, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2023-04-04 16:09:35

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët e atentatit ndaj Aldi Mustafës një ditë më parë në Shkozet të Durrësit. Blutë e Durrësit po punojnë ende për zbardhjen e ngjarjes. Për këtë qëllim një grup pune po punon me kamerat e sigurisë të marra nga objektet rreth e rrotull vendit ku ndodhi shpërthimi.