Durrës/ Vajza nga Venezuela ra mbi tendën e lokalit, ende nuk ka të ndaluar, asnjë provë për prostitucion

6 Mars, 12:22

Një ditë më parë një vajzë 22-vjeçare nga Venezuela, Darjana Linares, ra mbi tendën e një lokali nga ballkoni i apartamentit ku banonte. Ajo jetonte me qira në godinën sipër një lokali në qendër të qytetit bregdetar së bashku me tre vajza të tjera të huaja.

Siç u mësua, ajo u përfshi në një sherr me një djalë 39-vjeçar nga Shijaku dhe më pas doli nga ballkoni që nuk ishte në lartësi nga tenda e lokalit.

Më pas erdhën forcat policore dhe zjarrëfikëse të cilët e zbritën dhe e dërguan në spital në gjendje stabël, por të rënduar psikologjike.