Durrës, vidhnin dhe trafikonin statuja dhe ikona, vihen në pranga 2 persona

30 Mars, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2024-03-30 11:55:08

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin statuja dhe ikona të vjedhura.

Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço u kapën në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme të cilat u sekuestruan.

Siç bëhet me dije nga policia, Pëllumb Leka ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si roje dhe herë si ndihmës.