Durrës/ Zvarriten punimet për tregun agro-ushqimor, tregtarët shesin pa kushte higjieno-sanitare: Kemi 4 muaj në rrugë, duhet të ishim futur brenda tetorit

2 Nëntor 2021, 19:32

Punimet për rikonstruksionin e tregut agro-ushqimor në Durrës ende nuk kanë përfunduar, ndërsa 227 tregtarë po zhvillojnë aktivitetin në kushte të vështira prej 4 muajsh. Sipas projektit të Bashkisë së Durrësit, punimet duhet të përfundonin më 1 nëntor, por nga vëzhgimi i Report tv rezulton se janë larg këtij afati.