Durrës/Sezoni veror ka nisur, por numri i pushuesve ditor në Durrës mbetet i ulët për shkak të motit

5 Qershor 2021, 07:32 | Përditesimi: 5 Qershor 2021, 07:32

Rëra e plazheve është pastruar dhe pluguar nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit duke nisur nga Gjiri i Lalësit deri në grykëderdhjen e përroit të Agait. Ndërkohë operatorët turistikë kanë marrë masa për pritjen e turistëve.Operatorët shpresojnë të ketë bum turistësh nga vendet e lindjes si Polonia, Serbia,Ukraina deri te Rusia.Edhe pse bashkia ende nuk i ka miratuar stacionet e plazheve private, pronarët e hoteleve në vijën e parë të rërës kanë vendosur çadra dhe shezlongë për pushuesit. Burime nga bashkia e Durrësit thanë për Report TV se Ministria e Mjedisit nuk ka dërguar ende hartën me stacionet e plazheve private dhe publike. Kjo hartë pritet të mbërrijë nga dita në ditë në një kohë që aplikimet nga operatorët privatë kanë përfunduar. Sipas burimeve, edhe këtë sezon pritet që raporti të jetë, 80 për qind plazhe private dhe 20 për qind plazhe publike.

r.k./Shqiptarja.com