Dy Eurofighter F2000 italianë ulen në pistën e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

4 Mars, 12:03

Edhe dy Eurofighter F2000 të Italisë fluturuan mbi Kuçovë si pjesë e ceremonisë së hapjes së bazës ajrore taktike të NATO-s.

Ministrit Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili mori pjesë në ceremoni vendosi fokusin e fjalës së tij në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa tha se kjo bazë është mesazh i qartë për përballimin e sfidave të së tashmes dhe së ardhmes.