Dy furgona i prenë rrugën, momenti i arrestimit të 51-vjeçarit në Vlorë që kishte mbushur makinën me mina! Efektivët të armatosur e prangosin

13 Shtator 2023, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2023-09-13 10:22:21

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 51-vjeçarit Petrit Ndoji në Vlorë, pasi iu gjetën në automjetin ku udhëtonte 4 mina me telekomandë me eksploziv C4. Siç, shihet në video dy furgona i prenë rrugën makinës ku udhëtonte 51-vjeçari nga Lezha dhe nga aty dalin efektivë të armatosur.