Dy makina pëplasen 'kokë më kokë' në aksin Lezhë-Shkodër, mbeten të plagosur 4 persona! Në gjendje të rëndë dhe një këmbësore nga një tjetër aksident në Laç

7 Maj 2021, 12:19 | Përditesimi: 7 Maj 2021, 12:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Karriqit. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona. Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes

r.k./Shqiptarja.com