Dy mjete shpërthejnë në flakë në Bypass-in e Vlorës, shpëtojnë drejtuesit dhe pasagjerët

11 Gusht, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2024-08-11 13:00:25

VLORË- Dy mjete kanë shpërthyer në flakë ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një automjet që u përfshi nga flakët në afërsi të fshatit Kaninë në Bypass është shkrumbuar totalisht. Report Tv solli pamjet, ndërsa shkak i flakëve dyshohet një shkëndijë elektrike.