Dy PD-të sërish në KAS, sot vendoset nëse grupi i Alibeajt futet në zgjedhje

16 Mars 2023, 11:53 | Përditesimi: 16 Mars 2023, 19:42

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, nëse do të regjistrohet në zgjedhje apo jo. KAS do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe do të shqyrtojë ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.

r.k./Shqiptarja.com